31 korrik 2008

Llojet e basteve

Antepost
Bastet “antepost”, ne pergjithesi, propozohen nga bookmakerat ne fillim te nje kompeticioni (por edhe kur ato kane filluar) dhe i perkasin fituesit te kompeticionit, vendosjes ne renditje, zbritjes nga categoria, etj.
P.sh.: Fituesi i Serie A, fituesit te nje Çmimi te Madh te F1, apo vendosjes se piloteve ne perfundim te gares, etj.


Multiple (Skedine)
Basti multiple apo skedina eshte nje kombinim i me shume se nje basti, qe rezulton fitues nqs te gjitha bastet qe e perbejne jane fitues. Ne kete rast, kuota e fituar eshte e barabarte me shumezimin e kuotave qe perbejne skedinen. P.sh. nje skedine e perbere nga tre baste, me kuotat 1.50, 2.00 e 3.00, ka si kuote perfundimtare (nqs te gjitha kuotat jane fituese) 1.50*2.00*3.00 = 9.00


Over/Under
Vendoset bast mbi numrin total te pikeve te shenuara nga te dyja skuadrat se bashku. Perdoret ne futboll, tek sportet USA, por edhe tek sportet e tjera.


Goal/NoGoal
Bast futbollistik, fitohet me Goal nqs shenojne te dyja skuadrat(1-1, 2-1, 1-2, etj.), fitohet me NoGoal nqs te pakten njera nga te dyja skuadrat nuk shenon (0-0, 0-1, 1-0, etj.).


Handikap
Ne kete lloj basti skuadra favorite penalizohet me nje numer te caktuar pikesh. Per shembull, ne basketboll nqs favoritja ka nje handikap prej 5,5 pikesh, basti do te rezultoje fitues nqs do te fitoje me nje diference prej 6 pikesh. Keshtu nqs handikapi per skuadren AAA eshte 5,5 pike dhe rezultati final eshte 60-55 ne favor te AAA, basti handikap ne favor te AAA eshte humbes, nderkohe qe eshte fitues nqs rezultati ne fund eshte 61-55 ne favor te AAA.


Handikap me tre menyra
Ne futboll ekzistojne edhe handikape 0:1 (ose me tre menyra), te perdorura pergjithesisht ne ndeshjet ku ka nje favorit te dukshem. Fitohet me 1 nqs skuadra favorite fiton me me shume se 1 gol diference. Fitohet me X nqs skuadra favorite fiton vetem me nje gol diference. Fitohet me 2 nqs skuadra favorite barazon ose humbet.


Handikap Aziatik
Ekzistojne lloje te ndryshme te handikapit aziatik. Ne vazhdim do te gjeni disa shembuj te sjella me qellim per te thjeshtesuar kuptimin ketyre lloj bastesh. Do t’i gjeni keto lloj bastesh ne nje numer te gjere bookmakerash si Pinnacle, Betfair apo 188Bet.


- AH 0 ose DNB ose ML ose PK

Juve – Inter AH 0

Vendosni bast per Juven:

Nqs Juve fiton --> Fitoni bastin
Nqs Juve humb --> Humbisni bastin
Nqs Juve barazon --> Basti rimbursohet 100%


- AH 0:1/4 ose AH 0,25

Juve (AH - 0,25) – Inter (AH +0,25)

Vendosni bast per Juven:

Nqs Juve fiton --> Fitoni bastin
Nqs Juve humb --> Humbisni bastin
Nqs Juve barazon --> Humbisni gjysmen e shumes se luajtur. Nqs do te kishit vene bast per Interin do te kishit fituar gjysmen e asaj qe do te kishit fituar ne rast fitoreje te Interit.


- AH 0:1/2 ose AH 0,5

Juve (AH - 0,5) – Inter (+ 0,5)

Vendosni bast per Juven:

Nqs Juve fiton --> Fitoni bastin
Nqs Juve humb --> Humbisni bastin
Nqs Juve barazon --> Humbisni bastin


Vendosni bast per Interin:

Nqs Inter fiton --> Fitoni bastin
Nqs Inter humb --> Humbisni bastin
Nqs Inter barazon --> Fitoni bastin

Skuadra qe ka – 0,5 duhet te fitoje domosdoshmerisht qe te fitoni bastin. Skuadra qe ka + 0,5 mjafton te barazoje ose fitoje qe te fitoni bastin.


- AH 0:3/4 ose AH 0,75

Juve (AH – 0,75) – Inter (+ 0,75)

Vendosni bast per Juven:

Nqs Juve fiton me nje gol diference --> Fitoni gjysmen e bastit
Nqs Juve fiton me dy ose me shume gola diference --> Fitoni bastin
Nqs Juve barazon ose humbet --> Humbisni bastin


Vendosni bast per Interin:

Nqs Inter fiton (nuk ka rendesi diferenca e golave) ose brazon --> Fitoni bastin
Nqs Inter humbet me nje gol diference --> Humbisni gjysmen e bastit
Nqs Inter humbet me dy ose me shume gola diference --> Humbisni bastin

Per ta thjeshtesuar, Skuadra qe ka – 0,75 duhet domosdoshmerisht te fitoje, fitimi juaj do te varet nga diferenca e golave. Skuadra qe ka + 0,75 mund te fitoje ose barazoje. Nqs humb me me pak se dy gola diference humbisni vetem gjysmen e shumes qe keni luajtur.


- AH 0:1 ose AH 1

Juve (AH - 1) – Inter (AH + 1)

Vendosni bast per Juven:

Nqs Juve fiton me nje gol diference --> Basti rimbursohet 100%
Nqs Juve fiton me dy ose me shume gola diference --> Fitoni bastin
Nqs Juve barazon ose humbet --> Humbisni bastin


Vendosni bast per Interin:

Nqs Inter fiton (nuk ka rendesi diferenca e golave) ose barazon --> Fitoni bastin
Nqs Inter humbet me nje gol diference --> Basti rimbursohet 100 %
Nqs Inter humbet me dy ose me shume gola diference --> Humbisni bastin

Si te zgjedhesh nje bookmaker

Per te vene baste sa me mire ne internet, para se gjithash, eshte e rendesishme te zgjedhesh nje bookmaker (ose, me mire akoma, me shume se nje) ne lidhje me menyren personale te te bastuarit dhe mbi leverdine e bookmakerit (e percaktuar nga parametra te ndryshem), dhe jo duke u bazar vetem mbi pershtypjen esteteike qe mund te jape nje faqe me me shume ngjyra apo me mire e organizuar. Ne veçanti eshte mire te kontrollohet, perpara se te hapet ne llogari me nje bookmaker, disa kushte preçise, qe pastaj te bastosh ne menyre sa me te qete.

Kushti i pare, ne menyre absolute i nje bookmakeri, eshte besueshmeria. Nuk jane te rralla rastet e bookmakerave qe ia kane mbathur me parate duke i lene bastevenesit me gisht ne goje. Disa bookmaker te tjere paguajne ne menyre shume te ngadalte, ose jane ne gjendje financiare kritike, edhe pse nuk paguajne eshte gati e pamundur te marresh parate e tua mbrapsht.

Nje tjeter kusht i rendesishem eshte varieteti i zgjedhjeve midis evenimenteve qe do te bastosh. Per disa bastvenes eshte e rendesishme gjeresia e ofertes se sporteve dhe llojeve te basteve, e ndoshta te tjeret mund te kenaqen vetem me pak evenimente.
Ne veçanti, nqs jeni esperte te “sporteve te vogla” (si sporte dimerore, rugby, auto/motoria, etj.), sigurohuni qe bookmakeri qe do te zgjidhni te kuotoje te gjithe sportet/evenimentet qe keni ndermend te luani.

Kushti i trete i perket shpenzimeve te derdhjes dhe terheqjes se parave (te merret ne konsiderate nqs derdhet e terhiqet me nje frekuence te shpeshte).
Ka menyra te ndryshme per te derdhur dhe terhequr parate. Ne pergjithesi karta e kreditit eshte menyra me e shpejte dhe disa bookmaker nuk ngarkojne asnje shpenzim. Nje tjeter menyre qe perdoret shpesh eshte urdher-xhirimi bankar, por kujdes shpenzimet qe banka juaj mund t’ju ngarkoje. Western Union eshte nje menyre e shpejte, ne veçanti per te terhequr parate, por ka shpenzimet e tij jo te vogla.

Tjeter kusht qe nuk duhet harruar eshte bujaria e kuotave te ofruara. Disa bookmaker ofrojne kuota me te larta se te tjeret mbi skuadrat favorite, disa te tjere ofrojne ne pergjithesi kuota shume te ulta, me nje avantazh teper te larte ne favor te bookmakerave.
Se fundi, nje bookmaker i mire duhet te kete dhe nje sherbim te mire ndaj klientit. Eshte absolutish thelbesore mundesia e kontaktimit te bookmakerit me ane te e-mail, ose me mire akoma me ane te mesazheve ne dhomen e chatit te bookmakerit.

Se fundi, nje bookmaker i mire duhet te kete dhe nje sherbim te mire ndaj klientit. Eshte absolutish thelbesore mundesia e kontaktimit te bookmakerit me ane te e-mail, ose me mire akoma me ane te mesazheve ne dhomen e chatit te bookmakerit.

Vendosja e basteve online

Tashme prej shume kohesh eshte e mundur vendosja e basteve online duke perdorur bookmakerat e shumte qe ofrojne kete sherbim online.

Te gjithe bookmakerat jane ne pergjithesi online 24 ore non stop, duke i dhene keshtu mundesine çdokujt qe ka mundesine e internetit per te vene baste ne çdo moment.

Proçedura e bastvenies eshte pergjithesisht e njejta per te gjithe bookmakerat:

- Hapja e nje llogarie online, duke dhene te dhenat personale.
- Derdhja e parave ne llogarine perkatese, duke perdorur nje nga menyrat qe ju propozohen, qe variojne nga nje bookmaker tek nje tjeter.
- Vendosja e basteve, humbjet dhe fitimet do te debitohen/kreditohen ne llogari.
Terheqja e parave nga llogaria.

Kush jane menyrat per derdhjen dhe terheqjen e parave ??? Ja me te pergjithshmet:

- Karta debiti/krediti.
- Urdher-xhirimi bankar.
- Çek.
- Western Union.

Eshte e rrezikshme pagesa me ane te kartes se kreditit ??? Jo me shume se sa te paguash ne restorant (perkundrazi !). Bookmakerat me te mire kane proçedura sigurie te forta per te penguar qe te dhenat tuaja te gjurmohen ne internet. Karta e kreditit rezulton instrumenti me i mire i pagimit dhe terheqjes se parave. E menjehershme, pa shpenzime nga shume bookmaker dhe ju eviton te paguani ne menyre te menjehershme (llogaria e kartes se kreditit vjen muajin e ardhshem) dhe te keni probleme dhe shpenzime me banken.

Disa bookmaker, perpara se t’ju lejojne te terhiqni parate tuaja ju kerkojne te permbushni disa kerkesa te tyre si dergimi i kopjes se nje documenti identifikimi, dhe/ose kopja e kartes se kreditit. Ne pergjithesi nuk perbene ndonje problem dhe jane proçedura normale te pagimit me karte krediti.

Kujdes shpenzimet !!! Disa bookmaker kreditojne shpenzime ne momentin e derdhjes dhe/ose terheqjes se parave. Nderkohe ne rastet e urdher-xhirimeve, banka shume shpesh “zgrrap” disa €/$/£ nga shuma totale. Per te zgjedhur ne menyren me te mire nje bookmaker mund te konsuloni temen perkatese “Si te zgjedhesh nje bookmaker”.
Tek shume bookmaker online, kuotat shpesh jane ne forma te ndryshme: evropiane (dhjetore), americane dhe thyesore. Per te ditur si te konvertosh kuotat nga nje forme ne nje tjeter mund te konsultosh temen perkatese “Formulat”.

Dekalogu i basteve sportive.

Disa keshilla praktike per te vene baste me mire e qe mund te permiresojne, ndoshta edhe shume, rendimentin tuaj ne fund te vitit.


1. Vendos bast vetem kur kuota eshte e larte duke e krahasuar me probabilitetin e mundshem te perfundimit te ndeshjes. Per shembull: Te luash nje skuader favorite ne fushen e vet, sado qofte kuota e ofruar, edhe shume e ulet, nuk eshte gjithmone nje ide e mire, edhe pse jemi shume te bindur qe skuadra do te fitoje.

2. Vendosja e basteve vetem per zbavitje eshte OK, por duet te jemi te vetedijshem qe ne periudha afatgjata nuk sjell fisime. Per shembull: Te vesh bast nje ndeshje qe transmetohet ne mbremje ne TV, sigurisht qe nuk do te shtoje fitimet tuaja.

3. Vendos baste rralle tek evenimentet sportive qe kane shume rezultate te mundshme (rezultati sakte, skuadra kampione, fituesi i gares tek F1, etj). Ne keto evenimente avantazhi i Bookmaker-ve eshte shume i larte.

4. Duhet pasur parasysh qe avantazhi teorik i bookmakerit rritet mjaft ne nje bast me shume ndeshje (skedine). Per shembull: Nqs ne nje bast tek humb mesatarish 10,3%, ne nje bast me tre ndeshje do te humb mesatarisht 28%. Natyrisht qe flitet vetem per avantazh teorik.

5. Specializimi ne nje sport apo nje kampionat, sigurisht qe eshte me avantazhuese se sa te vesh bast shume shpesh ne baze te njohurive te pergjithshme.

6. Eshte e rendesishme te mbash llogarine e humbjeve dhe fitimeve. Kontrolli i rendimentit te basteve dhe i rezultateve perkatese mund te jete shume i vlefshem per njohjen dhe permiresimin e vendosjes se basteve.

7. Perpara se te luash nje eveniment ne dopio shans (psh 1X), consulto formulen per te kontrolluar nese kuota eshte me te vertete e pershtatshme.

8. Mbaj gjithmone parasysh shpenzimet qe ndodhin gjate derdhjes dhe terheqjes se parave tek bookmakersat e ndryshem.

9. Zgjidh bookmakers serioz dhe teper te besueshem. Nqs luan me me shume se nje bookmaker, merr ne konsiderate nje perqindje rreziku (fitore te parimbursuara) qe mund te ndodhe me disa nga bookmakerat online me pak te besueshem (shiko “Si mund te zgjedhesh nje bookmaker”).

10. Te luash me shume bookmakers do te thote te mund te luash me kuota me te mira, dhe ne periudhen afatgjate te fitosh me shume.