31 korrik 2008

Si te zgjedhesh nje bookmaker

Per te vene baste sa me mire ne internet, para se gjithash, eshte e rendesishme te zgjedhesh nje bookmaker (ose, me mire akoma, me shume se nje) ne lidhje me menyren personale te te bastuarit dhe mbi leverdine e bookmakerit (e percaktuar nga parametra te ndryshem), dhe jo duke u bazar vetem mbi pershtypjen esteteike qe mund te jape nje faqe me me shume ngjyra apo me mire e organizuar. Ne veçanti eshte mire te kontrollohet, perpara se te hapet ne llogari me nje bookmaker, disa kushte preçise, qe pastaj te bastosh ne menyre sa me te qete.

Kushti i pare, ne menyre absolute i nje bookmakeri, eshte besueshmeria. Nuk jane te rralla rastet e bookmakerave qe ia kane mbathur me parate duke i lene bastevenesit me gisht ne goje. Disa bookmaker te tjere paguajne ne menyre shume te ngadalte, ose jane ne gjendje financiare kritike, edhe pse nuk paguajne eshte gati e pamundur te marresh parate e tua mbrapsht.

Nje tjeter kusht i rendesishem eshte varieteti i zgjedhjeve midis evenimenteve qe do te bastosh. Per disa bastvenes eshte e rendesishme gjeresia e ofertes se sporteve dhe llojeve te basteve, e ndoshta te tjeret mund te kenaqen vetem me pak evenimente.
Ne veçanti, nqs jeni esperte te “sporteve te vogla” (si sporte dimerore, rugby, auto/motoria, etj.), sigurohuni qe bookmakeri qe do te zgjidhni te kuotoje te gjithe sportet/evenimentet qe keni ndermend te luani.

Kushti i trete i perket shpenzimeve te derdhjes dhe terheqjes se parave (te merret ne konsiderate nqs derdhet e terhiqet me nje frekuence te shpeshte).
Ka menyra te ndryshme per te derdhur dhe terhequr parate. Ne pergjithesi karta e kreditit eshte menyra me e shpejte dhe disa bookmaker nuk ngarkojne asnje shpenzim. Nje tjeter menyre qe perdoret shpesh eshte urdher-xhirimi bankar, por kujdes shpenzimet qe banka juaj mund t’ju ngarkoje. Western Union eshte nje menyre e shpejte, ne veçanti per te terhequr parate, por ka shpenzimet e tij jo te vogla.

Tjeter kusht qe nuk duhet harruar eshte bujaria e kuotave te ofruara. Disa bookmaker ofrojne kuota me te larta se te tjeret mbi skuadrat favorite, disa te tjere ofrojne ne pergjithesi kuota shume te ulta, me nje avantazh teper te larte ne favor te bookmakerave.
Se fundi, nje bookmaker i mire duhet te kete dhe nje sherbim te mire ndaj klientit. Eshte absolutish thelbesore mundesia e kontaktimit te bookmakerit me ane te e-mail, ose me mire akoma me ane te mesazheve ne dhomen e chatit te bookmakerit.

Se fundi, nje bookmaker i mire duhet te kete dhe nje sherbim te mire ndaj klientit. Eshte absolutish thelbesore mundesia e kontaktimit te bookmakerit me ane te e-mail, ose me mire akoma me ane te mesazheve ne dhomen e chatit te bookmakerit.

Nuk ka komente:

Posto një koment