31 korrik 2008

Vendosja e basteve online

Tashme prej shume kohesh eshte e mundur vendosja e basteve online duke perdorur bookmakerat e shumte qe ofrojne kete sherbim online.

Te gjithe bookmakerat jane ne pergjithesi online 24 ore non stop, duke i dhene keshtu mundesine çdokujt qe ka mundesine e internetit per te vene baste ne çdo moment.

Proçedura e bastvenies eshte pergjithesisht e njejta per te gjithe bookmakerat:

- Hapja e nje llogarie online, duke dhene te dhenat personale.
- Derdhja e parave ne llogarine perkatese, duke perdorur nje nga menyrat qe ju propozohen, qe variojne nga nje bookmaker tek nje tjeter.
- Vendosja e basteve, humbjet dhe fitimet do te debitohen/kreditohen ne llogari.
Terheqja e parave nga llogaria.

Kush jane menyrat per derdhjen dhe terheqjen e parave ??? Ja me te pergjithshmet:

- Karta debiti/krediti.
- Urdher-xhirimi bankar.
- Çek.
- Western Union.

Eshte e rrezikshme pagesa me ane te kartes se kreditit ??? Jo me shume se sa te paguash ne restorant (perkundrazi !). Bookmakerat me te mire kane proçedura sigurie te forta per te penguar qe te dhenat tuaja te gjurmohen ne internet. Karta e kreditit rezulton instrumenti me i mire i pagimit dhe terheqjes se parave. E menjehershme, pa shpenzime nga shume bookmaker dhe ju eviton te paguani ne menyre te menjehershme (llogaria e kartes se kreditit vjen muajin e ardhshem) dhe te keni probleme dhe shpenzime me banken.

Disa bookmaker, perpara se t’ju lejojne te terhiqni parate tuaja ju kerkojne te permbushni disa kerkesa te tyre si dergimi i kopjes se nje documenti identifikimi, dhe/ose kopja e kartes se kreditit. Ne pergjithesi nuk perbene ndonje problem dhe jane proçedura normale te pagimit me karte krediti.

Kujdes shpenzimet !!! Disa bookmaker kreditojne shpenzime ne momentin e derdhjes dhe/ose terheqjes se parave. Nderkohe ne rastet e urdher-xhirimeve, banka shume shpesh “zgrrap” disa €/$/£ nga shuma totale. Per te zgjedhur ne menyren me te mire nje bookmaker mund te konsuloni temen perkatese “Si te zgjedhesh nje bookmaker”.
Tek shume bookmaker online, kuotat shpesh jane ne forma te ndryshme: evropiane (dhjetore), americane dhe thyesore. Per te ditur si te konvertosh kuotat nga nje forme ne nje tjeter mund te konsultosh temen perkatese “Formulat”.

Nuk ka komente:

Posto një koment