05 gusht 2008

Irlanda - Eircom Premier - 05/08/08 21.00

Bohemians v Shamrock Rovers 1 @1.75 Expekt Stake 3/10 (2-1) +5.25

Bohemians eshte ne krye te klasifikimit te kampionatit irlandez dhe ata kane treguar gjate kesaj kohe nje mbrojtje te shkelqyer. Ne kater ndeshjet e fundit ata e kane "kyçur" porten e tyre. Zakonisht i kane fituar ndeshjet e tyre me rezultat te ngushte dhe jane mjaft te zote te mbajne rrjeten e tyre te paprekur. Ne 9 ndeshjet ne fushen e tyre ata kane pesuar vetem 4 gola. Gjate sezonit te kaluar ata paten vetem nje humbje ne shtepi dhe vetem 1 humbje gjate gjithe sezonit. Shamrock nuk eshte nje kocke e lehte. Ata jane nje nga skuadrat me ne forme te kampionatit dhe bilanci i tyre ne 6 ndeshjet e fundit eshte 4-2-0. Gjate kesaj periudhe ata kane pesuar vetem 2 gola. Kane fituar dy ndeshjet e fundit me rezultatin 1-0 dhe ne 4 ndeshjet e fundit kane pesuar vetem 1 gol. Mund te jete dhe nje "Under 2.5", por une jam per 1 ...

Nuk ka komente:

Posto një koment